Deklaratë Publike - Stop ngacmimit seksual për/në vendin e punës

16.5.2016 Aleanca Gjinore për Zhvillim ka ndjekur me shqetësim lajmet në median shqiptare në lidhje me kërkesën për favore seksuale ndaj një vajze që kërkonte punë nga ish kryetari i Bashkisë Dibër. Ju lutem gjeni përngjitur qendrimin tone dhe kerkesen drejtuar Keshillit te Ministrave per te perforcuar legjislacionin dhe institucionet pergjegjese per raportimin e rasteve te ngacmimeve seksuale ne vendin e punes.

I bëjmë thirrje gjithë organizatave të shoqërisë civile shqiptare apo kujtdo të mbështesin këtë kërkesë publike, e cila do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave, brenda datës 18 Maj 2016. Nëse keni sugjerime të tjera në lidhje me ngacmimet e dhunën seksuale në vendin e punës, ato janë të mirëpritura, pasi ne po përgatisim propozime të përafruara me legjislacionin e Bashkimit Evropian në lidhje me këtë çështje.

Dërgoni mbështetjen tuaj dhe sugjerimet në adresën e e-mailit: gadc@gadc.org.al

https://www.facebook.com/GADCAlbania/posts/1028067283947602 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list