Gratë në Politikë dhe Vendimmarrje

Gratë në politikë

Në zgjedhjet kombëtare të vitit 2017, Shqipëria shënoi një arritje të rëndësishme, pasi numri i grave përfaqësuese të zgjedhura arriti në 40, duke bërë që 28.5% e deputetëve shqiptarë të jenë gra. Megjithatë, gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në proceset vendimmarrëse të vendit, gjë që ka çuar në institucione me pabarazi gjinore dhe kjo çështje mbetet një prioritet kombëtar i advokuesve të barazisë gjinore.

Barrierat kryesore që i pengojnë gratë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në politikë janë:

  • Gratë kanë më shumë gjasa sesa burrat ta perceptojnë mjedisin zgjedhor si tejet konkurrues dhe me anshmëri gjinore, dhe si pasojë u mungon besimi për të kandiduar në zgjedhje.
  • Gratë kanë më pak gjasa të sugjerohen për të kandiduar në fushata zgjedhore.
  • Pasi gratë bëhen pjesë e procesit zgjedhor, e kanë më të vështirë të kapin një vend më të mirë në listën zgjedhore.
  • Gratë mbajnë barrën më të madhe të detyrave shtëpiake dhe kujdesit për fëmijët.

Përgjatë viteve, GADC ka qenë shumë e ndjeshme ndaj çështjes së rolit të grave në vendimmarrje dhe politikë dhe është përfshirë vazhdimisht në nisma dhe projekte të lidhura me këtë temë. GADC ka ushtruar strategji për përmirësimin dhe vazhdimin e dialogut në nivel komuniteti lidhur me gratë si konstituencë politike, për monitorimin e zbatimit të kuotave të nivelit lokal dhe sanksioneve siç përmbahen në Kodin Zgjedhor, si dhe për punën me komunitetet, duke përfshirë rininë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list