Rrjetëzimi

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) është pjesë e një numri rrjetesh kombëtare e ndërkombëtare, formale e joformale. QAGJZH luan rol thelbësor në vendosjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me shumë organizata dhe rrjete, të cilat janë të përfshira në mbrojtjen e të drejtave të grave.

Në Shqipëri, QAGJZH luan një rol të rëndësishëm në:

1. Rrjetin Shqiptar Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i cili përfshin organizatat partnere më të vjetra dhe më të rëndësishme në Shqipëri kundër DhBGj, si: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, shoqata “Refleksione” dhe Streha për Gratë e Dhunuara.

http://www.stopdhunes.org

2. QAGJZH është bashkë-themeluese dhe anëtare e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, një rrjet i përbërë nga 10 OSHC.

http://awenetwork.org

3. QAGJZH është themeluese dhe anëtare e Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme (KZLN)

http://www.kzln.org.al/

4. QAGJZH është gjithashtu anëtare e Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore në Shqipëri

https://rrjetikunderdhunesgjinore-monitorime.al/

5. QAGJZH është anëtare e Përballja e Ofertave Politike - POP, një rrjet 12 organizatash që punojnë në Shqipëri për të ngritur zërin e qytetarëve në lidhje me nevojat e tyre tek zyrtarët e zgjedhur në nivel vendor dhe qendror.

http://popnetwork.al

 

Në nivel ndërkombëtar, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka një bashkëpunim të fortë me organizata jofitimprurëse në rajon e më gjerë, në Suedi, Itali, Gjermani, Hollandë, Kosovë, Serbi, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Greqi etj.

1. Që në 2007-ën, QAGJZH është pjesë e FREJA Forum www.frejaforum.com dhe FREJA Academy.

2. Që në 2016-ën, QAGJZH është partnere e Clean Clothes Campaign https://cleanclothes.org/

3. QAGJZH është anëtare e Koalicionit KARAT për Veprim Rajonal që në 2002-in.

http://www.karat.org

4. QAGJZH është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar për Politika Gjinore që në 2008-ën

http://www.igpn.net

5. QAGJZH është anëtare e WIDE + që në 2019-ën

https://wideplus.org

 

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list