Misioni, Vizioni dhe Vlerat

QAGJZH vepron për të avancuar të drejtat e njeriut nga këndvështrimi i barazisë dhe drejtësisë gjinore përmes veprimeve gjinore, zhvillimit të politikave dhe analizave gjinore.

Vizioni: QAGJZH kërkon një shoqëri ku të drejtat e njeriut garantohen dhe promovohen.

Vlerat e QAGJZH-së

  • Paanshmëria – QAGJZH nuk është e lidhur me asnjë organizatë fetare apo parti politike;
  • Paqja – QAGJZH promovon një kulturë paqeje dhe harmonie;
  • Integriteti – QAGJZH tregon integritet në marrëdhëniet e saj me partnerë dhe bashkëpunëtorë kombëtarë e ndërkombëtarë, si dhe ndaj përfituesve kryesorë të saj;
  • Fleksibiliteti – QAGJZH është e aftë ta përshtatë kapacitetin dhe ekspertizën e saj ndaj sfidave të reja shoqërore të lidhura me gjininë por jo vetëm;
  • Angazhimi – QAGJZH është e angazhuar plotësisht për të promovuar vizionin dhe misionin e saj dhe ka një qasje proaktive në punën për një shoqëri më të mirë ku askush nuk margjinalizohet;
  • Besimi – QAGJZH është e bindur për rëndësinë e misionit të saj dhe e përdor këtë besim si një faktor madhor motivimi dhe frymëzimi në punën e saj të përditshme;
  • Transparenca – QAGJZH është e angazhuar për të siguruar transparencën e projekteve dhe aktiviteteve të saj duke shërbyer si shembull për sektorin e shoqërisë civile në vend;
  • Respekti – QAGJZH është e vetëdijshme për ndjeshmërinë që duhet treguar në një pjesë të konsiderueshme të punës së saj, në marrëdhëniet me pjesët vulnerabël të popullsisë dhe është e përkushtuar për të respektuar dinjitetin e përfituesve kryesorë të punës së saj;
  • Qasja pjesëmarrëse (menaxhimi dhe koordinimi) – QAGJZH beson në fuqinë e punës në grup dhe bashkëpunimit dhe si rrjedhojë angazhohet për të marrë pjesë në projektet dhe nismat e organizatave të tjera duke lehtësuar punën e tyre.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list