Barazia Gjinore në sektorin Audioviziv

Kohëzgjatja: Shkurt – Nëntor 2019

Donatori: Autoriteti i Mediave Audiovizive

Barazia gjinore në media ka qenë një temë diskutimi që në fillimet e demokracisë në Shqipëri. Me hapjen e sektorit audiovisual çështja e barazisë gjinore është bërë edhe më e ndjeshme si në përfaqësimin e grave në median audio vizuale edhe në trajtimin e çështjeve të ndryshme gjinore në Shqipëri. Vendi ynë ka një skenë të pasur mediatike dhe megjithëse ka nëj popullsi rreth 3 milion banorë, shquhet për një numër të madh mediash në të gjitha platformat, duke filluar nga gazetat, radiot, televizionet dhe së fundmi edhe mediat online. Studime të ndryshme të tregut kanë treguar se televizioni mbetet mediumi më i besueshëm i shqiptarëve krahasuar me internetin dhe shtypin e shkruar. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Shqipëria ka një RTV publik, dy TV kombëtare private, tri platforma kombëtare digjitale dhe 56 televizione rajonale/lokale.Analizat gjinore që do të kryhen në kuadër të këtij projekti do të përfshijnë RTV publik (RTSH), TV kombëtare private ( TOP Channel dhe TV Klan) dhe tri platformat kombëtare digjitale.

Objektivat e projektit:

1.     Të realizohet një analizë gjinore e performancës në tregun Audio Viziv Shqiptar

2.     Të realizohet një analizë e ëështjeve të diskriminimit në median audio vizive shqiptare.

3.     Të hartohen rekomandime në bazë të analizës ligjore në lidhje me përafrimin e Ligjit të Barazisë Gjinore në Ligjin e Mediave Audiovizuale në Shqipëri.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list