POP 2019 - Përballja e Ofertave Politike

Kohëzgjatja: 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2019

Donatori: Olof Palme International Centre

Objektivi i përgjithshëm: Të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët për politikat e partive dhe platformat elektorale të koalicioneve gjatë zgjedhjeve vendore 2019.

Objektivat specifikë:

  • POP 2019 synon të nxisë dialogun mes zgjedhësve dhe kandidatëve, por edhe ndërmjet kandidatëve vetë. POP 2019 do të shërbejë si një platformë diskutimi, ku kandidatët do të mbahen të përgjegjshëm ndaj premtimeve të tyre dhe do të ftohen të nënshkruajnë kontratën sociale mes tyre dhe qytetarëve në një forum publik.
  • Përmes mjeteve të advokimit / lobimit rrjeti POP 2019 do të përpiqet të arrijë rezultate, duke siguruar që kontratat sociale të mos jenë thjesht një zotim i shkruar, por një angazhim i vazhdueshem për kryetarët e ardhshëm të bashkive.
  • POP 2019 synon t’i mbajë qytetarët të informuar duke përdorur teknologjinë online si mjet për t’i dhënë informacion publikut mbi prioritetet dhe premtimet e bëra dhe mbi punën për përmbushjen e tyre.
  • POP 2019 synon të rrisë si transparencën, ashtu edhe llogaridhënien e kandidatëve në zgjedhje. Studimet shpesh kanë treguar që qytetarët shqiptarë mendojnë se politikanët janë të interesuar vetëm për mirëqenien dhe interesat e tyre vetjake dhe shqetësohen për ta vetëm gjatë periudhave të zgjedhjeve.

Përmbledhje: Aktivitetet e POP 2019 janë planifikuar mbi bazën e objektivave specifikë të projektit dhe do të shpërndahen në tre faza kryesore:

Faza e Parë: Janar–Prill 2019

  • Krijimi i ekipit koordinues dhe Komitetit Drejtues.
  • Hartimi i metodologjisë dhe planit të aktiviteteve.
  • Monitorimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor lidhur me zgjedhjet vendore.
  • Organizimi i forumeve me qytetarët, 4 (katër) në çdo bashki (36 forume me qytetarët gjithsej).
  • Hartimi i dokumenteve të politikave për secilën bashki (8 dokumente politikash).
  • Organizimi i takimeve me persona kyç nga partitë politike dhe prezantimi i dokumenteve të politikave (10 – 15 takime).
  • Zhvillimi i platformës online dhe mediave sociale kushtuar POP 2019.
  • Organizimi i programeve të transmetuara në televizionet lokale mbi prioritetet e qytetarëve në secilën bashki (të paktën 8 transmetime televizive).

Faza e Dytë: Maj – Korrik 2019

  • Hartimi i 8 dokumenteve të quajtura – PAKT- nga dokumentet e politikave (8 PAKTE).
  • Organizimi i 8 forumeve publike me kandidatët për kryetar bashkie në secilën bashki, duke i ftuar ata të firmosin paktin social për të përfshirë prioritetet e qytetarëve në programet e tyre.
  • Monitorimi i fushatave zgjedhore të kandidatëve.
  • Monitorimi i veprimtarive të kandidatëve dhe këshilltarëve të tyre në ditën e zgjedhjeve.
  • Prodhimi i raporteve për secilën bashki mbi rezultatet e aktiviteteve të mësipërme.

Faza e Tretë: Korrik – Dhjetor 2019

  • Monitorimi i zbatimit të paktit nga ana e kryebashkiakëve të zgjedhur dhe këshillave bashkiakë.
  • Pjesëmarrja në mbledhjet e këshillave bashkiakë dhe mbajtja përgjegjës e kryetarëve të bashkive për paktet e firmosura prej tyre
  • Përgatitja e raporteve të monitorimit për secilën bashki.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list