Fuqizimi Ekonomik i Grave

Fuqizimi Ekonomik i Grave

  • Pavarësia ekonomike dhe sipërmarrja e grave
  • Pavarësia ekonomike e grave dhe mundësia për rritje
  • Nxitja e fuqizimit ekonomik dhe sipërmarrjes së grave

Shqipëria ka një treg pune me ndarje të thellë gjinore. Statistikat e kohëve të fundit tregojnë që vetëm 59.3% e grave marrin pjesë në tregun e punës të vendit, krahasuar me rreth 74% të burrave. Ky përjashtim i dukshëm i grave nga forca punëtore është i lidhur me humbjen e produktivitetit dhe pengon rritjen ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, vetëm 26.8% e sipërmarrjeve kombëtare janë në pronësi të grave, gjë që thekson nevojën urgjente për të thyer ‘tavanin e qelqtë’.

GADC është e përkushtuar në kontributin e saj për krijimin e një praktike kërkimi dhe advokimi me qëllim nxitjen dhe promovimin e pavarësisë ekonomike të grave. Kjo sigurohet përmes trajnimit dhe edukimit; lehtësimit të balancës punë-jetë; qasjes në punë cilësore të paguara duke adresuar barrën e përkujdesjes dhe punës së papaguar; punës për eliminimin e normave diskriminuese gjinore dhe sociale; dhe sigurimit të qasjes së grave në prona, asete dhe shërbime financiare. Ne besojmë që duhet inkurajuar dhe advokuar për zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes së grave, si një mënyrë për të mbyllur hendekun gjinor ekonomik dhe për të vënë në përdorim burimin e pashfrytëzuar mjaftueshëm të rritjes që është kreativiteti femëror.

Fuqizimi ekonomik i grave rurale

Gratë dhe vajzat në zona rurale përballen me shumë sfida, shumica e të cilave janë të lidhura direkt me pabarazitë gjinore të pranuara në shoqëri, që rezultojnë në qasjen e pabarabartë të grave në pushtet dhe burime. Shkalla e punës informale është e lartë tek gratë në zona rurale, gjë që ua bën të vështirë grave të sigurojnë pronësi toke dhe pagesë të përshtatshme. GADC ka bashkuar ekspertizën e vet në zhvillimin rural me atë në çështjet gjinore për të ofruar rekomandime që integrojnë shqetësimet gjinore në politikat e zhvillimit rural të Shqipërisë. Nevoja për të përmirësuar legjislacionin shqiptar mbi pronësinë e tokës; për të rritur qasjen e grave rurale në sistemin gjyqësor; për të nxitur dhe lehtësuar qasjen e grave në kredi të buta; për të mundësuar mbështetje konkrete financiare për bizneset e reja në zonat rurale, janë vetëm disa nga veprimet kryesore që u janë propozuar institucioneve qeveritare. Veprime konkrete u janë propozuar gjithashtu edhe aktorëve civilë (OSHC-ve lokale dhe donatorëve).

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list