Rrjeti i Monitorimit të Buxhetimit Gjinor në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë

Donatori: Agjencia Austriake për Zhvillim

Objektivi i përgjithshëm: Përmirësimi i pjesëmarrjes së OSHC-ve në proceset e politikave dhe buxhetimit në Evropën Juglindore dhe Republikën e Moldavisë duke përdorur rrjetëzimin dhe raportimin e monitorimit të buxhetimit gjinor.

Objektivat specifikë:

OS1: Të forcohet kapaciteti i OSHC-ve për të përdorur mjetet e buxhetimit të përgjigjshëm gjinor për të vlerësuar se sa i korrespondojnë politikat dhe buxhetet nevojave të burrave dhe grave.

OS2: Të zhvillohet një rrjet për advokaci efektive për politikat, ndarje njohurish dhe informacioni dhe forcim të llogaridhënies nga qeveria.

OS3: Të angazhohen qytetarët dhe të kontribuohet për ndryshim politikash në drejtim të një reforme gjinore të financave publike

Përmbledhje & Aktivitetet: Projekti po zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim së bashku me 6 organizata të tjera në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë. Qëllimi i këtij projekti është të hartëzojë kapacitetet aktuale të organizatave të shoqërisë civile të interesuara për përdorimin e buxhetimit të përgjigjshëm gjinor në punën e tyre. Projekti do të ofrojë trajnim fillestar dhe të avancuar për OSHC-të lidhur me Buxhetimin e Përgjigjshëm Gjinor dhe për OSHC-të që i kanë tashmë këto aftësi dhe njohuri, si dhe të krijojë kontakte me grupe specifike organizatash (“think tanks” dhe organizata të financave publike) dhe të zhvillojë trajnime të personalizuara për to. Komponenti përfshin trajnime dhe seanca mentorimi të mbështetura me “sub-granting” që do të çojnë drejt prodhimit të dy llojeve të produkteve: vlerësime të politikave të buxhetimit gjinor dhe raporte të monitorimit të buxhetimit gjinor. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list