Monitorimi i Mekanizmave të Koordinuar të Referimit për dhunën me bazë gjinore

Titulli i Projektit: "Ofrimi i ekspertizës teknike qeverisë dhe OSHC-ve për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për të adresuar dhunën ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit”

Kohëzgjatja e Projektit: Prill 2020 - Prill 2021

Financuar nga:  BE dhe zbatuar nga UN Women. 

Qëllimi kryesor i projektit është të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri për të siguruar që kuadri ligjor për mbrojtjen e viktimave të dhunës të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të mbajë përgjegjëse institucionet publike për t’i zbatuar këto standarde në praktikë.

Produkti 1: OSHC të ndryshme të grave në Shqipëri fuqizohen për t’i mbajtur përgjegjëse në mënyrë efektive institucionet përkatëse të nivelit vendor për zbatimin e legjislacionit kundër dhunës në familje, sidomos Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore

Produkti 2: Strategjia e re Kombëtare për Barazinë Gjinore reflekton normat dhe standardet ndërkombëtare si dhe mësimet e nxjerra nga monitorimi i strategjisë së mëparshme 

Gjatë 2020-ës, projekti po zbatohet në: Tiranë, Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Berat, Pukë, Kurbin. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list