Rritja e qasjes së grave në punësim

Donatori: Demokracia për Zhvillim në Prishtinë, Kosovë, me fonde nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë
Objektivi i përgjithshëm: Rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri përmes advokacisë së synuar për luftimin e diskriminimit gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive kombëtare miqësore për gjininë, të cilat përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës.

Objektivat specifikë:

  • Rritja e ndikimit të OSHC-ve në politikëbërje për sa i përket pozicionit të grave në tregun e punës dhe zbatimit të parimeve të agjendës së punës së denjë.
  • Rritja e kapaciteteve të agjentëve të komunitetit për të mundësuar një mjedis që promovon fuqizimin ekonomik të grave dhe punë të denja.
  • Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e tregjeve përfshirëse të punës.

Përmbledhje e vitit të parë të zbatimit:

Tregjet e punës në Shqipëri karakterizohen nga papunësi dhe norma të larta mosaktivizimi, si dhe mungesa e zbatimit të parimeve të punës së denjë. Adresimi i pabarazive midis burrave dhe grave lejon vendosjen e një rendi shoqëror në të cilin gratë dhe burrat ndajnë të njëjtat mundësi. Projekti synon të adresojë diskriminimin në tregun e punës që vazhdon të ekzistojë në Kosovë dhe Shqipëri – një problem që po pengon aktivizimin e grave në tregun e punës.

Në kuadër të projektit janë zhvilluar aktivitetet e mëposhtme:

Dhjetor 2018 – Nëntor 2019

  • Lëshimi i thirrjes për propozime më 11 mars 2019 për “Rritja e qasjes së grave në punësim"
  • Përzgjedhja e 5 organizatave fituese
  • Aktiviteti i dhënies së 5 “Seed Grants”

Të enjten, më 25 prill 2019, në ambientet e Qendrës Sociale dhe të Rinisë në Bashkinë Roskovec, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi raundin e parë të dhënies së pesë “Seed Grants” për organizata/grupe grash. Projekti rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” është një partneritet i përbashkët midis Demokracia për Zhvillim (D4D), Kosovë dhe Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), Shqipëri. Projekti mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. 5 fituesit e granteve ishin: 1) “Rritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave për të prodhuar sapun artizanal në bashkinë Ura Vajgurore”, nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS; 2) “Fuqizimi i fermave të grave në Luf, Qerret Pukë”, nga 5 gra fermere në Pukë; 3) “Rehabilitimi i veshjeve tradicionale të dëmtuara, në Qelez, Puke”, nga Dake Gjoni, Puke; 4) “Needle Women of Roskovec”, nga Gratë, Komuniteti, Mjedisi, Roskovec; 5) “Angazho gratë e Patosit”, nga Qendra për të Drejtat në Punë, Tiranë. Ky aktivitet u përshëndet nga Ambasadori norvegjez në Kosovë dhe Shqipëri, Sh.T. Ambasador Per Strand Sjaastad dje Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga të gjithë fituesit dhe gra nga bashkia Roskovec.

Komiteti Drejtues në Prishtinë më 28 maj. D4D dhe GADC organizuan më 28 maj 2019 në Prishtinë mbledhjen e parë të "Komitetit Rajonal për rritjen e qasjes së grave në punësim". Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit rajonal "Qasja e grave në punësim". Projekti mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. Komiteti Rajonal përbëhet nga Z. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, Znj. Merita Xhafaj, Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Blendi Dibra, zëvendës president i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile. Znj. Albana Laknori, Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Milaim Morina, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Politika dhe Avokim Kosovë, Hilmi Jashari, Avokati i Popullit, Shkëndija Loshaj-Krasniqi, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Rozafa Kelmendi, Menaxhere Projekti, UN Women në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij komiteti ishte shkëmbimi i informacionit dhe rekomandimeve mbi politikat e punësimit , për të nisur dhe udhëhequr strategji dhe nisma rajonale që kontribuojnë në rritjen e punësimit të grave.

Më 11 dhe 12 shtator u organizuan takime me aktorë të përfshirë në dialogun social në Shqipëri, si sindikatat, organizatat e bizneseve dhe përfaqësuesit e OJQ-ve. Në këto takime mbajtën fjalën e tyre Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda dhe Z. Myftar Isai, përfaqësues i sindikatave në Shqipëri. Të pranishëm ishin 15 persona. Në këto dy takime u diskutuan shumë aspekte të tregut të punës, sfidat dhe vështirësitë e tij.

Katër “workshops” janë organizuar në katër bashki të Shqipërisë. Qëllimi kryesor i tyre ishte t’u prezantoheshin grave koncepte bazë si gjinia dhe rolet gjinore. Vëmendje e veçantë iu kushtua qasjes së grave në tregun e punës dhe në mënyrë më specifike, çfarë i pengon ato të hyjnë në këtë treg. Pjesëmarrëse ishin gra të punësuara dhe të papunësuara, gjithsej 77 gra. Këto aktivitete u organizuan në:

  • Durrës - 17 .5.2019
  • Elbasan - 17.5.2019
  • Vlorë - 16.5.2019
  • Baldushk - 21.5.2019

https://a2news.com/video/sa-realiste-jane-shifrat-e-papunesise/

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list