Konferenca Kombëtare “Fuqizim, Rikuperim, Riintegrim: Fuqizimi i Shërbimeve për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore”

Më 27 nëntor 2024, Tirana mirëpriti konferencën kombëtare të titulluar “Fuqizim, Rikuperim, Riintegrim: Fuqizimi i Shërbimeve për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore”, organizuar nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” në bashkëpunim me “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri.” Aktiviteti ishte pjesë e projektit “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për Viktimat e Dhunës II”, mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim. 

Qëllimi dhe objektivat e konferencës: Konferenca kishte për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të rehabilitimit dhe riintegrimit për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri. Duke sjellë së bashku vendimmarrës, profesionistë dhe përfaqësues të organizatave, ajo trajtoi nevojën për:

-Thellimin e kuptimit mbi standardet ndërkombëtare dhe përafrimin e praktikave kombëtare me to.
-Promovimin e bashkëpunimit ndërsektorial për shërbime më të integruara.
-Krijimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e shërbimeve cilësore për të mbijetuarat.

Diskutime kryesore
Konferenca nisi me fjalët hapëse nga personalitete të njohura, si:

-Znj. Etilda Gjonaj, Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, e cila theksoi rëndësinë e përafrimit të politikave shqiptare me standardet ndërkombëtare për mbështetjen e të mbijetuarave. 
-Znj. Denada Seferi Dibra, Zëvendës Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, që foli mbi një qasje të shumëanshme për rehabilitimin dhe riintegrimin. 
-Znj. Monika Zach, Ambasadore e Austrisë në Shqipëri, që përcolli mbështetjen e Austrisë për avancimin e barazisë gjinore. 
-Znj. Fiona McCluney, Koordinatore Rezidente e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, United Nations Albania e cila ndau perspektivat globale mbi dhunën me bazë gjinore dhe rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e shërbimeve të përqendruara te të mbijetuarat.

Momente frymëzuese dhe bashkëpunim - Gjatë sesioneve të ndryshme, folës dhe pjesëmarrës diskutuan:

-Kuadrin ndërkombëtar dhe politikat kombëtare për mbështetjen e viktimave të dhunës.
-Qasjet multi-sektoriale për rehabilitim dhe riintegrim, duke përfshirë përvojat e drejtpërdrejta të të mbijetuarave.

Një dëshmi emocionuese nga një e mbijetuar e dhunës shërbeu si pikë reflektimi për të gjithë pjesëmarrësit.

Gjithashtu, në konferencë u nënshkrua Marrëveshja e Grantit për projektin rajonal “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për Viktimat e Dhunës II.”

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit për përkushtimin e tyre në këtë kauzë. Kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemeve mbështetëse dhe garantimit të një jete më të mirë për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.

"Asnjë Justifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave"
#asnjejustifikim #NoExcuse

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list