Prezantimi i Raportit të Hartëzimit Social LNOB në Bashkinë Mat

Të lumtur që me mbështetjen e Shoqatës për Autonomi Vendore, NALAS dhe GIZ Albania, patëm mundësinë që në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Mat të realizonim një proces të rëndësishëm: Hartëzimin Social LNOB (Askush të mos mbetet pas), me fokus te të moshuarit si një nga grupet më të cenueshme në territorin e kësaj bashkie.

Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Mat, përfshiu intervista të drejtpërdrejta me 270 të moshuar (135 gra dhe 135 burra) në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Hartëzimi solli një pasqyrë të qartë të sfidave që përballin të moshuarit në aspektin e varfërisë, izolimit social, mungesës së shërbimeve dhe vështirësive në aksesin ndaj kujdesit shëndetësor, ndihmës sociale apo infrastrukturës bazë.

Një nga gjetjet më shqetësuese ishte fakti se Bashkia Mat ka vetëm një Qendër Ditore për të Moshuarit, e cila është frekuentuar vetëm nga burra, ndërsa asnjë grua nuk ka marrë pjesë, duke nxjerrë në pah një hendek të theksuar gjinor në aksesin ndaj shërbimeve sociale.

Përmes këtij procesi, janë zhvilluar rekomandime konkrete për përmirësimin e shërbimeve, zgjerimin e qasjes për gratë e moshuara, përmirësimin e infrastrukturës dhe integrimin e të dhënave në planifikimin afatmesëm të bashkisë, në përputhje me Planin Kombëtar të Plakjes (2020–2024) dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Prezantimi i raportit shënoi gjithashtu angazhimin tonë të përbashkët për politika lokale të bazuara në fakte dhe për zhvillim gjithëpërfshirës që respekton dinjitetin e çdo qytetari, pavarësisht moshës apo gjendjes sociale.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list