Prezantimi i Planit të Veprimit për Mundësi të Barabarta në Zyrën e Burimeve Njerëzore të Hekurudhës Shqiptare

Data: 5 Qershor 2024  Vendi: Zyrat e Hekurudhës Shqiptare, Durrës.

Në Zyrat Qendrore të Hekurudhës Shqiptare në Durrës u prezantua Plani i Veprimit për Mundësi të Barabarta, një hap vendimtar drejt nxitjes së një vendi pune më gjithëpërfshirës dhe të barabartë në Hekurudhën Shqiptare. Ekipi i Burimeve Njerëzore, së bashku me grupin e punes te drejtuar nga Mirela Arqimandriti, u angazhuan në një diskutim të thelluar për vënien në funksionin të këtij plani. Qëllimi i një plani veprimi për mundësi të barabarta për sektorin e hekurudhes shqiptare është të krijojë një vend pune të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të larmishëm ku të gjithë punonjësit të kenë akses të barabartë në mundësi dhe burime, pavarësisht nga gjinia, raca, përkatësia etnike, paaftësia, mosha, orientimi seksual, apo ndonjë karakteristikë tjetër. 

Gjate takimit pjesëmarrësit validuan planin e veprimit dhe objektivat specifike te tij:

  • Promovimi i diversitetit dhe përfshirjesEliminimin e diskriminimit dhe paragjykimeve
    Mbeshtetja e balances pune - jete
  • Sigurimi i mjediseve te aksesueshme
  • Planin e trajnimeve dhe workshopeve ne lidhje me zbatimin e planint 


Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Mundësitë e barabarta në sektorin hekurudhor në Shqipëri dhe vlerësimi i nevojave për aftësi,” i financuar nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

Na ndiqni për më shumë, në rrugëtimin me Hekurudhën Shqiptare drejt mundësive të barabarta!

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list