Përmbyllja e Fazës së Parë të Projektit_Rritja e Punësimit nëpërmjet Mentorimit Social në Shqipëri

Tiranë, 7 Qershor 2024 - Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillimi" (GADC) organizoi me sukses takimin përmbyllës të fazës së parë të projektit "Rritja e punësimit nëpërmjet Mentorimit Social në Shqipëri", një pjesë e Projektit Rajonal për Përfshirjen Sociale të Grupeve të Disavantazhuara në Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Aktiviteti mblodhi së bashku profesionistë, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, si dhe përfitues të projektit.

Ky projekt inovativ, i cili u zhvillua për herë të parë në Shqipëri nga GADC, kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të 10 Mentoruesve Socialë. Gjatë ciklit të tij, këta mentorues fuqizuan dhe mentoruan më shumë se 20 gra dhe burra të grupeve sociale të disavantazhuara, duke i ndihmuar ata të integrohen në tregun e punës.

Në këtë aktivitet, u paraqitën rezultatet e Mentorimit Social dhe impakti i tij në Shqipëri, duke u theksuar bashkëpunimi me institucionet publike dhe private si edhe rastet individuale të suksesshme. Metodologjia e Mentorimit Social trajnon profesionistë si punonjës socialë dhe psikologë për të punuar me personat e përjashtuar nga tregu i punës, duke i mentoruar ata në një proces afatgjatë të gjetjes dhe fillimit të një pune, forcimit të vetëbesimit dhe aftësive të buta, si dhe kapërcimit të pengesave administrative.

Takimi nën moderimin e Znj. Mirela Arqimandriti, Drejtoreshe Ekzekutive e GADC, nisi me fjalë përshëndetëse nga Znj. Bardha Celaj nga GIZ dhe Znj. Klimentina Ilijevski, eksperte gjithëpërfshirëse e tregut të punës dhe Drejtore Ekzekutive e PUBLIC nga Maqedonia e Veriut. Prezantimet e mëtejshme përfshinë informacion mbi shtrirjen e Mentorimit Social në Ballkanin Perëndimor nga Z. Nebojsa Ilijevski, si dhe arritjet e projektit në Shqipëri të paraqitura nga Znj. Katerina Mojanchevska.

Bashkëpunimi me institucionet vendore u theksua nga dhe Znj. Anisa Subashi, Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Shërbimit Social Tiranë, znj. Klotilda Koka nga Drejtoria e Zyrës së Punësimit Tiranë duke shtuar edhe diskutime nga përfaqësuesja e Komisionerit kundër Diskriminimit znj. Brunilda Menalla.

Një nga momentet më të rëndësishme të takimit ishte ceremonia e ndarjes së çertifikatave për Mentoruesit Social, ku 10 profesionistë të përgatitur u certifikuan nga programi i verifikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti përfundoi me diskutime mbi vijueshmërinë dhe planet për të ardhmen.

GADC falenderon të gjithë për mbështetjen dhe bashkëpunimin për suksesin e këtij projekti dhe shpreh angazhimin për të vazhduar me nisma të tjera për përmirësimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike në Shqipëri.

 

Kliko per galerine e fotove

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list