Tryeze Diskutimi: Prezantimi i Raportit të Buxhetimit të Përgjigjshëm Gjinor në Shkodër

27.05.2024

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në kuadër të projektit “Financimi i qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-Buxhetimi i përgjigjshëm gjinor për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat”, nën grantmarrës i projektit Rajonal “Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies për barazinë gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi (Faza II e Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetimit Gjinor)” të zbatuar në Shqipëri nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim GADC, zhvilloi më datë 27 Maj 2024 një Tryezë Diskutimi në sallën e Këshillit Bashkiak, Shkodër.

Të pranishëm në takim ishin nën/kryetarja e Bashkisë Znj. Teuta Qyteza, Znj.Elona Hoxha drejtore ekzektutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe Znj. Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e Qendrës “Aleanca Gjinore në Zhvillim”, të cilat përshëndetën takimin dhe theksuan rëndësinë e buxhetimit të përgjigjshëm gjinor në hartimin e buxhetit të bashkisë.

Gjatë takimit, u prezantua studimi “Buxhetimi i përgjigjshëm gjinor instrument për integrimin dhe fuqizimin e komunitetit” me anë të të cilit Znj. Raimonda Duka, eksperte e jashtme e angazhuar në projekt prezantoi përpara përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore anëtarë të këshillit Bashkiak, organizatave dhe anëtarëve të komunitetit gjetjet dhe rekomandimet e tij.

Të pranishmit patën një bisedë konstruktive mbi gjetjet, të cilat do të formëzojnë raportin Watchdog.

Gjithashtu, gjatë takimit u bë prezantimi i Guidës së Emergjencave për Bashkinë e Shkodrës nga Znj. Sanie Hoxha, koordinatore e projektit. Një guidë, e cila  merr parasysh sesi sfidat që dolën pas Covid-19 dhe ndryshimeve klimatike ndikojnë më shumë/më rëndë tek vajzat dhe gratë.

 Pra prespektiva gjinore e pasqyruar në këtë guidë si dhe  propozimi i një buxheti te përshtatshëm për të minimizuar risqet që vajzat dhe gratë kalojne në situata emergjente. 

Duhet theksuar qe guida nuk zëvëndëson Planin e Emergjencave Civile të Bashkisë, por është një shtojcë e tij. Në përmbushje të vete objektivave të GRB Network, qëllimi është të fusë parime të gender mainstreaming në funksionimin e pushtetit vendor. 

Në përfundim të takimit përfaqësuesit e ACPD dhe GADC takuan dhe kryetarin e Bashkisë Z. Benet Beci, i cili shprehu gatishmërinë e tij për të pranuar mbështjetjen e shoqërisë civile dhe për të vendosur në zbatim rekomandimet e gjetjeve të raportit.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list