GADC në Konferencën Rajonale “Gratë e Fuqizuara - Fuqizojnë Gratë”

14.5.2024

GADC pati kënaqësinë të merrte pjesë në konferencën rajonale “Gratë e Fuqizuara - Fuqizojnë Gratë”, organizuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D) në Prishtinë, ku u theksua nevoja për rritje të vetëdijes qytetare lidhur me rëndësinë e kontributit të grave në shoqëritë tona dhe të rritjes së qasjes së grave në tregun e punës.

Në këtë konferencë u lançua hulumtimi rajonal “Gratë e Fuqizuara - Fuqizojnë Gratë”, i zhvilluar në 5 shtete të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi dhe Shqipëri. GADC prezantoi gjetjet kryesore të studimit për Shqipërinë, duke u fokusuar në nivelin e mbështetjes që gratë marrin nga njëra-tjetra në tregun e punës.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim”, i zbatuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe i financuar nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list