Përmbyllja e Fazës së Parë të Projektit "Rritja e Punësimit nëpërmjet Mentorimit Social në Shqipëri"

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillimi” (GADC) do të organizojë takimin përmbyllës të fazës së parë të projektit “Rritja e punësimit nëpërmjet Mentorimit Social në Shqipëri”, pjesë e Projektit Rajonal për Përfshirjen Sociale të Grupeve të Disavantazhuara në Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Aktiviteti do të mbahet në datë 7 Qershor 2024 në orën 11:00-13:30 pranë Hotel Tirana International, salla Blue.

Ky projekt u zhvillua për herë të parë në Shqipëri nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” me fokus rritjen e kapaciteteve të 10 Mentoruesve Socialë të cilët përgjatë ciklit të tij fuqizuan dhe mentoruan 20 gra dhe burra të grupeve sociale të disavantazhuara për integrimin e tyre në tregun e punës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është paraqitja e rezultateve të Mentorimit Social dhe impakti që pati në Shqipëri, bashkëpunimi me institucionet publike dhe private si edhe raste individuale suksesi.

Mentorimi social është një metodologji që trajnon profesionistë si punonjës socialë dhe psikologë për të punuar me personat e përjashtuar nga tregu i punës dhe për t'i mentoruar ata në një proces afatgjatë të gjetjes dhe fillimit të një pune duke forcuar vetëbesimin e tyre dhe aftësitë e buta dhe duke i ndihmuar ata në kapërcimin e pengesave administrative. Metodologjia dëshmoi të jetë e suksesshme në sjelljen e personave të pafavorizuar në punësim jo vetëm në Maqedoninë e Veriut ku pati fillimet e veta, por u pilotua në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pati arritje të suksesshme gjithashtu në Shqipëri me përgatitjen e 10 profesionistëve të cilët do të çertifikohen si Mentorues Socialë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list