Activities
Takim me Gratë Punonjëse në Fasoneri të Ndryshme në Qytetin e Tiranës
2.4.2024
Me datë 2 Prill 2024, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim mblodhi në një takim të veçantë gratë punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Tiranë. Diskutimi u zhvillua mbi temën: "Avancimi i të drejtave të grave në tregun e punës."
Në takim, u diskutua rëndësia e pagesave të drejta dhe të barabarta për punën e grave. U shqyrtuan kontratat e punës për gratë punonjëse në sektorin e fasonerive, duke analizuar detajet e mënyrave të punës, si kontratat individuale, kolektive, me kohë të caktuar dhe pa kohë të caktuar. Diskutimet u fokusuan në të drejtat dhe rreziqet në punë dhe u trajtuan çështje si sëmundjet, dispozitat për gratë shtatëzana, puna e natës, mëmësia, përkujdesja për fëmijët në ngarkim, leja prindërore, orët e punës, puna me turne, koha javore e punës dhe pushimet. Gjithashtu, u shqyrtua bashkëpunimi midis grave punonjëse në sektorin e fasonerive dhe roli i tyre në përmirësimin e kushteve të punës. Kjo iniciativë synon të promovojë një shoqëri ku të drejtat gjinore respektohen dhe pagat janë të drejta e të denja për të gjithë punonjësit.