Activities
Trajnim me Gra në Biznes në Njësinë Administrative Lagja 14, Tiranë
Më datën 26.12.2023, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka zbatuar projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit," duke adresuar sfidat e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike. Ky projekt është mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë qasjen dhe të fuqizojë gratë sipërmarrëse në tregun e biznesit, duke shpallur një ndryshim pozitiv dhe uljen e niveleve të pasigurisë që ato mund të përjetojnë. Në date 26.12.2023, u zhvillua një trajnim në njësinë administrative të lagjes 14, duke përfshirë gratë në biznes dhe stafin e njësisë administrative. Trajnimi u fokusua në njohuritë e aksesit financiar, buxhetimit, produkteve bankare, zinxhirit të vlerave, dhe produkteve të sigurimeve. Ky sesion ofroi informacion dhe udhëzime për të ndihmuar gratë të marrin vendime të informuara dhe të përballen me pengesat në zhvillimin e biznesit.