Activities
Moduli nr. 4 i Mentorimit Social për Integrimin në Punë të Grupeve të Disavantazhuara
Pergjate datave 11-13 Janar 2024 eshte mbajtur Moduli nr. 4 i programit te Mentorimit Social për Integrimin në Punë të Grupeve të Disavantazhuara. Me grupin tone te Mentoreve Sociale kemi filluar fazen e re, rekrutimi i personave te mentoruar dhe komunikimi me bizneset.
Dhjetë mentorë socialë gjatë ketyre diteve kanë vazhduar pergatitjen e tyre se si të jenë konsulentë më të mirë punësimi, jo vetëm për mentorët e tyre, por edhe për bizneset që përballen me mungesë të fuqisë punëtore!
Mentorimi i integrimit në punë sjell perfitim per kompanitë (fuqi punëtore e përgatitur dhe e mbështetur) si dhe individët e mentoruar (mundësi për tu punuar dhe per tu rritur në biznese që kujdesen për punonjësit e tyre).
Pergatitja për Mentorët Socialë për Integrimin në Punë te grupeve te disavantazhuara po ndiqet nga "PUBLIC" nga Maqedonia e Veriut sipas programit te tyre te certifikuar dhe po zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në kuadër të Projektit Rajonal te GIZ "Përfshirja sociale e grupeve te disavantazhuara në Ballkani Perëndimor”.