Activities
Konferencë Kombëtare - Nxitja e Integritetit në Nivel Lokal në Shqipëri

Kemi kënaqësinë, t’ju ftojmë në Konferencën Kombëtare “Nxitja e Integritetit në Nivel Lokal në Shqipëri”, që do të mbahet në format hibrid ne qytetin e Vlorës, në kuadër të Javës së Integritetit.
Date: 6.12.2021
Ora: 11:00
Vendi: Regina Cicty, Vlore
Aktiviteti do të organizohet edhe në platformën Zoom, për pjesëmarrësit që do ta ndjekin online.
https://us02web.zoom.us/j/82732823400
Meeting ID: 827 3282 3400
Ky aktivitet organizohet nga Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" dhe Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike” (POP), në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë në Tiranë, mbështetur nga Olof Palme International Center.
Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga 12 bashkitë ku rrjeti POP zhvillon aktivitetet e tij në kuadër të Kontratës Sociale: Tiranë, Durrës, Pukë, Kukës, Vlorë, Fier, Pogradec, Kamëz, Shkodër, Elbasan, Vau i Dejës dhe Korçë.
Qëllimi i kësaj konferencë është diskutimi me përfaqësues të pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe medias mbi rëndësinë e integritetit në lidership për të rritur besimin e publikut.
Gjatë konferencës do të ndahen me pjesëmarrësit dhe publikun përvoja të mira bashkëpunimi dhe metodologji të rrjetit “Përballja e Ofertave Politike “ dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal.
GADC
Research and Papers
