Forumi Vjetor #GoingGlocal i Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor në Shkup

Përgjatë 19-20 Tetorit është mbajtur Forumi Vjetor #GoingGlocal i Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor në Shkup, Maqedoni e Veriut. Forumi mblodhi së bashku 90 pjesëmarrës me qëllim për të diskutuar rreth influencimit të politikave lokale dhe globale në sektorin e barazisë gjinore, veçanërisht në politikat që lidhen me proceset buxhetore.

Objektivi i Forumit ishtë të prezantojë njohuritë dhe përvojat e deritanishme duke përdorur qasje të ndryshme në BPGJ në transformimin lokal të komunikojë përdorimin e kësaj metodologjie në strategjitë dhe metodat globale të buxhetimit gjinor. Gjithashtu u prezantuan metodologjitë dhe mjetet e bazuara në praktikat më të mira globale dhe lokale për gjurmimin e financimit ndërkombëtar drejt barazisë gjinore përmes përmirësimit dhe zhvillimit metodologjisë.

Eventi u zhvillua në 8 panele folëse dhe grupe pune ku u nxit diskutimi mbi aplikimin e mjeteve të Buxhetimit të Përgjigjshëm Gjinor (BPGJ) në rajon, zhvillimit të mëtejshëm të tyre, dhe qëndrueshmëria financiare në raport me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. Ekspertë të njohur nga e gjithë Evropa, organizatat ndërkombëtare, aktivistë të OSHC-ve dhe palë të interesuara iu bashkuan Forumit për të diskutuar përvojat e tyre, kërkimet, dhe idetë metodologjike që mundësojnë aplikimin e metodave efektive për të avancuar qeverisjen e mirë në nivel qendror dhe rajonal duke përdorur mjetet e BPGJ-së.

Projekti, "Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies për barazinë gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi (Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor, Faza II), mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida - Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list