Activities
Prezantimi i Analizës së Zinxhirit të Vlerave me Perspektivë Gjinore në nën-sektorin e Artizanit
31.10.2023
Më 31 tetor, GADC zhvilloi eventin ku u prezantua analiza e zinxhirit të vlerave me perspektivë gjinore në nën-sektorin e Artizanatit.
Nën-sektori i artizanatit ndikon ndjeshëm në ekonominë e Shqipërisë, duke ofruar të ardhura, punësim dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Kjo analizë me perspektivë gjinore synon të kuptojë nën-sektorin e artizanatit të Tiranës, të vlerësojë pjesëmarrjen e grave, të zbulojë rolet e bizneseve mikro dhe të vogla, veçanërisht të grave artizane dhe të hartojë zinxhirët e vlerave. Seminari shqyrtoi këto gjetje në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit: "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit", mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
GADC
Research and Papers
