Activities
Trajnim me Gra Sipërmarrëse në Dajt
10.10.2023
Në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, GADC po zhvillon një seri trajnimesh me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, me qëllimin për të përmirësuar aksesin e grave në tregun e biznesit, për t'i fuqizuar ato dhe për të reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.
Ky projekt synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.
Trajnimi i radhës u zhvillua më 10 tetor në Dajt, me pjesëmarrjen e grave sipërmarrëse të kësaj zone që drejtojnë bizneset e veta. Përmes këtij trajnimi, gratë u informuan mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Synojmë që, me anë të këtyre njohurive dhe udhëzimeve, gratë sipërmarrëse të mund të marrin vendime të informuara dhe të kapërcejnë pengesat në zhvillimin e biznesit.
GADC
Research and Papers
