Activities
Trajnim me Gra në Biznes në Krrabë
5.10.2023
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i cili mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, po zhvillon një seri trajnimesh me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, duke pasur si synim të përmirësojë aksesin e grave në tregun e biznesit, t'i fuqizojë ato dhe të reduktojë pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.
Nëpërmjet këtij projekti, synojmë të adresojmë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.
Trajnimi i radhës u zhvillua më 5 tetor në Krrabë, me gra të kësaj zone që drejtojnë bizneset e veta. Në trajnim, gratë morën informacion mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Synojmë që, me anë të këtyre njohurive dhe udhëzimeve, gratë sipërmarrëse të mund të marrin vendime të informuara dhe të kapërcejnë pengesat në zhvillimin e biznesit.
GADC
Research and Papers
