Activities
Trajnim me Gratë Sipërmarrëse të Lagjes 12, Tiranë
4.10.2023
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka disa muaj që organizon trajnime për gratë sipërmarrëse që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në njësi të ndryshme administrative të Bashkisë Tiranë. Këto trajnime po zhvillohen në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i cili synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.
Më 4 tetor u zhvillua trajnimi i radhës në Lagjen 12, ku u trajtuan temat e aksesit financiar, buxhetimit, produkteve bankare dhe të sigurimeve, si dhe zinxhiri i vlerave. Me qëllimin për të përmirësuar aksesin e grave në tregun e biznesit, për t'i fuqizuar ato dhe për të reduktuar pasiguritë që përjetojnë, pjesëmarrëseve iu ofruan informacione dhe udhëzime që do t’i ndihmojnë të marrin vendime të informuara në zhvillimin e biznesit të tyre.
Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
GADC
Research and Papers
