Activities
Trajnim mbi Zhvillimin e Biznesit me Gratë Sipërmarrëse të Njësisë Zall-Herr
02.10.2023
Prej disa muajsh tashmë, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Përmes këtij projekti, synojmë të adresojmë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pasojave të pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.
Gjatë periudhës së zbatimit të projektit, GADC ka organizuar trajnime me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, me qëllimin për të fuqizuar gratë në biznes dhe për të reduktuar pasiguritë që ato përjetojnë në zhvillimin e biznesit.
Sot, më 2 tetor, u realizua trajnimi i radhës me gratë sipërmarrëse të njësisë Zall-Herr, i fokusuar nw njohuritw mbi buxhetimin, aksesin financiar, produktet bankare dhe të sigurimeve, si dhe zinxhirin e vlerave. Trajnimi kishte si synim edhe t'i mbështeste dhe udhëzonte gratë për të marrë vendime të informuara dhe për të kapërcyer pengesat në zhvillimin e biznesit.