Trajnim me gra sipërmarrëse në Bërzhitë

19.09.2023 

Në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i cili synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zhvillon një seri trajnimesh me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, me qëllimin për të përmirësuar qasjen e grave në tregun e biznesit, për t'i fuqizuar ato dhe për të reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Trajnimi i radhës ishte më 19.09.2023 në Bërzhitë, ku gratë sipërmarrëse morën njohuri mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Trajnimi ofroi gjithashtu informacion dhe udhëzime për t’i ndihmuar gratë të marrin vendime të informuara dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit.

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list