Activities
Trajnimi "Talent në Biznes" për Gratë Sipërmarrëse në Tiranë
Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillimi" ka organizuar në Tiranë në datat 14 - 15 shtator 2023 trajnimin dy ditor “Talent në Biznes për gratë sipërmarrëse”.
Trajnimi u drejtua nga ekspertet e organizatës holandeze "Brilliant Entreprenerus" me shumë vite eksperiencë në mbështetje të grave sipërmarrëse. Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i cili synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.
Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
Në këtë trajnim morën pjesë 21 gra në biznes nga Tirana që zhvillojnë biznesin e tyre në fusha të ndryshme. Në përfundim të ditës së dytë të trajnimit, aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane; Zëvendës Kryetares së Bashkisë Tiranë, znj. Keti Luarasi; dhe znj. Desarta Rapushaj, Drejtoreshë e SME dhe Projekteve, AIDA.
GADC
Research and Papers
