Activities
Trajnim me Gra në Biznes në Pezë
18.07.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", përmes të cilit synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike. Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë qasjen e grave sipërmarrëse në tregun e biznesit dhe t'i fuqizojë ato, duke reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre. Në datën 18.07.2023, u zhvillua trajnimi i radhës në Pezë, me gra në biznes banuese të kësaj njësie administrative.
Trajnimi u përqendrua në njohuritë e aksesit financiar, buxhetimit, produkteve bankare, zinxhirit të vlerave dhe produkteve të sigurimeve. Pjesëmarrëseve iu ofrua informacion dhe udhëzime për t’i ndihmuar të marrin vendime të informuara dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit.
GADC
Research and Papers
