Trajnim me Gra në Biznes të Njësisë Administrative nr. 7 në Tiranë

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit" me qëllim të adresimit të çështjeve të barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Gratë ballafaqohen me pasiguri dhe pengesa në arritjen e suksesit ekonomik ndikuar dhe nga pandemia apo sfida klimatike,.

Projekti synon të përmirësojë qasjen e tyre në tregun e biznesit dhe t'i fuqizojë ato si sipërmarrëse, duke krijuar një ndryshim pozitiv dhe shërbyer si burim inkurajimi dhe frymëzimi për gratë me talent sipërmarrës.

Qëllimi kryesor i projektit është të fuqizojë ekonomikisht gratë dhe të ulë nivelin e pasigurisë që përjetojnë.

Trajnimi i radhës me fokus ndarje të njohurive në fushën e aksesit në financa, buxheteve, produkteve bankare, zinxhirit të vlerave dhe produkteve të sigurimeve, për të ndihmuar gratë të marrin vendime të informuara dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit, u mbajt në datë 02.06.2023 tek Hotel Classic me gratë në biznes në njësinë administrative nr. 7, si dhe ekspertë.

Përveç trajnimeve, projekti promovon krijimin e një mjedisi të inkurajues për diskutim dhe bashkëpunim, duke lejuar gratë të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë nga njëra-tjetra dhe të zhvillojnë strategji inovative për të përparuar në zhvillimin e biznesit.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list