Trajnim me Gra në Biznes në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile

29.5.2023 Projekti "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit" po zbatohet prej muajsh nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe ka për qëllim të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në mes të pasojave dhe sfidave të pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në kohën e pandemisë dhe sfidave të ndryshimeve klimatike, gratë janë përballur me pasiguri të mëdha dhe pengesa në rrugën e tyre drejt suksesit ekonomik. Duke përmirësuar qasjen e tyre në tregun e biznesit dhe duke i fuqizuar ato sipërmarrëse, projekti ynë synon të krijojë një ndryshim pozitiv dhe të shërbejë si burim inkurajimi dhe frymëzimi për gratë që tregojnë vullnet dhe talent sipërmarrës.

Qëllimi kryesor i projektit është të fuqizojë gratë në aspektin ekonomik dhe të ulë nivelin e pasigurisë me të cilën ballafaqohen ato. Duke kryer një analizë gjinore të zinxhirit të vlerave së biznesit në disa sektorë, ne synojmë të identifikojmë sfidat dhe mundësitë për gratë sipërmarrëse. Përmes trajnimeve dhe ndarjes së njohurive mbi financat në biznes, produktet e sektorit bankar, zinxhirin e vlerave dhe rëndësinë e tij, si dhe mbi produkte bankare dhe të sigurimeve, ne do t'i ndihmojmë ato të marrin vendime të informuara dhe të kapërcejnë pengesat në zhvillimin e biznesit.

Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile, kemi organizuar trajnimin e rradhës me gra në biznes duke u fokusuar në 4 pika kryesore: Identifikimi i grupit të synuar dhe qasja e përqendrimit ndaj klientit; Buxhetimi; Aksesi në Financë; Njohuri mbi produktet bankare dhe ato të sigurimeve si edhe Menaxhimi Strategjik i burimeve njerëzore.

#JavaeShoqërisëCivile2023 #Aftësipërtëgjithë #Shoqëricivile
#CivilSocietyWeek2023 #Skillsforall #EuropeanYearOfSkills #YourSkillsYourFuture #Civilsociety

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list