Takime në Shkodër dhe Elbasan me Gratë në Biznes

Më 25 dhe 26 maj 2023 kemi organizuar dy takime mjaft të frytshme në kuadër të projektit "Ajo Drejton" për të fuqizuar gratë në biznes në Shkodër dhe në Elbasan. Takimet ishin pjesë e aktiviteteve të projektit dhe u zhvilluan me mbështetjen e Qeverisë Hollandeze dhe Ambasadës së Hollandës në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i projektit dhe aktiviteteve shoqëruese është fuqizimi i grave sipërmarrëse në Shqipëri. Ne synojmë të krijojmë një mjedis mbështetës për zhvillimin e sipërmarrjes së grave, të nxisim sipërmarrjen e grave shqiptare dhe të përmirësohet angazhimi i aktorëve dhe kompanive financiare potenciale për të mbështetur sipërmarrjen e grave shqiptare.

Projekti "Ajo Drejton" vazhdon të angazhohet në të njejtën drejtim, duke u fokusuar në fuqizimin e grave në botën e biznesit në Shqipëri. Ne besojmë se duke ndihmuar gratë të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe të krijojnë më shumë mundësi për veten, ne kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe emancipimit të grave në shoqërinë tonë.

#SheLeads #AjoDrejton #albanianwomen

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list