Takim me gratë punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shkodër

25.5.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka organizuar sot një takim të veçantë me gratë punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në qytetin e Shkodrës. Ne jemi të angazhuar për të rritur vetëdijen dhe zërin për të adresuar një çështje që është shqetësuese për këto gra në vendin e tyre të punës: PAGAT!

Në kohën kur sigurimet janë rritur që nga 1 prilli, është e pabesueshme që paga e këtyre grave mbetet e njëjtë! Gratë punonjëse duhet të dëgjohen për heqien e NORMAVE në sektorin prodhues. Ne besojmë në aftësitë dhe kontributin e tyre në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

Ne jemi të vetëdijshëm se fabrikat e tyre kanë rregulluar kushtet e punës, kanë ngritur këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë, por në fund të muajit, pagat neto që këto gra marrin për të mbajtur familjen e tyre nuk janë të mjaftueshme! Është koha të bashkohemi që të hiqen normat të cilat përcaktojnë pagën për gratë në fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

Kompanitë e përgjegjshme kanë bërë përparime në përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Është koha që t'i japin rëndësi të barabartë PAGESËS për punën që këto gra kryejnë.

Të gjitha gratë që kontribuojnë në modën tonë duhet të dëgjohen dhe të marrin një pagë TË DENJË për punën e tyre.

Të gjitha gratë duhet të gëzojnë të njëjtat mundësi dhe pagesa të denja për punën e tyre.

Të gjitha gratë duhet të kenë mundësinë për të mbajtur familjen e tyre dhe për të ndikuar në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Vetëm duke bashkuar zërat tanë dhe duke përdorur argumentet e forta, mund të ndryshojmë këtë situatë. Le të krijojmë një shoqëri ku të drejtat gjinore respektohen dhe pagesat janë të drejta.

Falenderojme për mbështetjen Olof Palmes Internationella Center dhe Ambasadën e Suedisë në Tiranë.

#PageDenje #LivingWage #zeriigrave #SektoriProdhimit

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list