Tryezë Diskutimi: “Dhuna dhe Seksizmi ndaj Grave e Vajzave në Politikë”

Sot, Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" dhe Fondacioni Westminster për Demokraci kanë organizuar një tryezë diskutimi të rëndësishme mbi fenomenin e dhunës dhe seksizmit ndaj grave dhe vajzave në politikë.

Në këtë takim u diskutua për të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave që vendosin të marrin pjesë si anëtare në partitë politike, apo të kandidojnë në pozicione të ndryshme brenda partisë apo gjatë proceseve zgjedhore.

Ky është një problem i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e tyre në skenën politike dhe publike, dhe ndikohet negativisht në performancën e tyre. Kjo problematikë bëhet edhe më aktuale për diskutim gjatë fushatave elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, u prezantua faqja e internetit https://stopvawp.al/ si platforma për denoncimin e dhunës ndaj grave në politikë. Kjo platformë ofron mekanizmat e nevojshëm për të denoncuar dhunën ndaj grave në politikë, duke përfshirë formularin anonim online dhe numrin pa pagesë 08001818.

Le të bëjmë së bashku një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjinore dhe ndalimit të dhunës ndaj grave në politikë!

Falenderojmë të gjithë panelistët për diskutimet e vyera dhe pjesëmarrësit në sallë dhe online.

Ky aktivitet u mundesua me mbeshtetjen e Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasadën Britanike në Tiranë British Embassy Tirana


WFD Western Balkans
#stopVAWP

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list