Diskutim me gratë e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Kamez mbi sigurinë, shëndetin dhe të drejtat në vendin e punës

Sot datë 20.4.2023, në Kamez, zhvilluam një diskutim të rëndësishëm me gratë e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Diskutimi u fokusua kryesisht në të drejtat, sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, impaktin e rritjes së pages minimale, efektivitetin e këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe në solidaritetin mes punonjësve me njëri-tjetrin dhe drejtuesve.

Ky diskutim ishte një mundësi e rëndësishme për të analizuar dhe diskutuar probleme të rëndësishme që ndikojnë në produktivitetin dhe kushtet e punës në fabrikat e tyre. Nëpërmjet këtij diskutimi, gratë e fabrikave i dhanë zë zërit të tyre dhe treguan interesimin e tyre për të ndryshuar dhe përmirësuar kushtet e punës në vendet e tyre të punës.

Në këtë diskutim, u diskutua rritja e pages minimale dhe impakti i saj në punonjësit e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Gratë e fabrikave thanë se rritja e pages minimale do të ndikonte në përmirësimin e kushteve të punës dhe do të siguronte një jetesë më të mirë për punonjësit e tyre por sidoqoftë duhet parë se si do të bëhet rritja e pagës për gratë që kanë vite eksperiencë krahasuar me gratë që sapo kanë filluar punë. 

Gjithashtu, diskutimi u fokusua në efektivitetin e këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Gratë e fabrikave thanë se këshillat e sigurisë dhe shëndetit janë të rëndësishme për të siguruar që punonjësit e tyre të kenë kushte të sigurta dhe të shëndetshme në vendin e punës por nuk janë të pakta herët kur këta këshilla nuk funksionojnë siç duhet. Ata gjithashtu diskutuan se një ambient i shëndetshëm dhe i sigurt në vendin e punës do të ndikonte në performancën dhe produktivitetin e tyre.

Në fund, u diskutua rëndësia e solidaritetit mes punonjësve dhe drejtuesve. Gratë e fabrikave thanë se solidariteti është i rëndësishëm për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të siguruar një ambient të shëndetshëm pune. 

Gjatë takimit u nda me gratë dhe vajzat edhe numri jeshil pa pagesë 0800 18 18 i GADC, ku ato kanë mundësinë të raportojnë çdo shkelje në vendin e punës. 

Falenderojme per mbeshtetjen Olof Palmes Internationella Center dhe Embassy of Sweden in Tirana

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list