Activities
Thirrje për Gratë Sipërmarrëse për të qënë pjesë e trajnimit “Fuqizimi i Grave në Biznes”
Ftojmë gratë sipërmarrëse në territorin e Bashkisë Tiranë të marrin pjesë në trajnimin “Fuqizimi i Grave në Biznes”.
Trajnimet do të zhvillohen gjatë periudhës prill, maj dhe qershor sipas grupeve që do të formohen dhe do te jenë nga ora 10.00-14.00.
Këto trajnime do të drejtohen nga ekspertë me shumë vite eksperiencë në mbështetje të grave sipërmarrëse dhe të trajnuar mbi rëndësinë dhe analizën e zinxhirit të vlerave të biznesit me perspektivë gjinore.
Të gjitha shpenzimet e transportit, drekës dhe pushimeve të kafesë mbulohen nga projekti.
Trajnimet do të organizohen nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim- GADC, e cila është një organizatë lider në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore e njohur për rolin e saj në prezantimin e çështjeve thelbësore në lidhje me të drejtat e grave, përfshirjen sociale dhe fuqizimi ekonomik, në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerës së biznesit", mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit.
Qëllimi i trajnimeve është të njohë pjesëmarrësit me metoda për të përmirësuar të ardhurat, zvogëlojnë pasiguritë me të cilat përballen në zinxhirin e vlerave të biznesit. Gjatë trajnimit do të ofrohen mundësi rrjetëzimi dhe financiare nga institucionet shqiptare që mbështesin biznesin.
Aplikoni në adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është 25 Prill 2023 në orën 17:00