Activities
Sesion informues: Thirrje për aplikime për grante

Ne kuader te Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor, organizuam një sesion informues në lidhje me "Thirrjen për Aplikime për Ngritjen e Kapaciteteve dhe Dhënien e Granteve" në Buxhetimin e Përgjigjshëm Gjinor dhe Përgjigjen e Qëndrueshme.
Si një organizatë e angazhuar për promovimin e barazisë gjinore, ne besojmë se kjo skemë granti është një hap thelbësor në arritjen e qëllimeve tona. Skema e granteve është pjesë e projektit FUQIZIMI I TRANSPARENCËS DHE LLOGARIDHËNIES PËR BARAZINË GJINORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR DHE MOLDAVI (RRJETI I MBIKËQYRJES SË BUXHETIMIT GJINOR (RrMBGj), FAZA II)”
Kjo skemë granti ka potencialin për të promovuar barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, dhe ne inkurajojmë të gjitha organizatat e interesuara të paraqesin aplikimet e tyre deri ne date 7 prill 2023.
Per te mesuar me shume mbi detajet e aplikimit ju lutemi te klikoni ketu: bit.ly/3yVQgO6
Per te ndjekur prezantimin e mbajtur gjate sesionit informues ju lutemi te klikoni ketu: bit.ly/40qkbdp
Projekti mbeshtetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
GADC
Research and Papers
