Activities
Strategjitë e marketingut dhe fuqizimi i zinxhirit të vlerave të biznesit për gratë sipërmarrëse në Tiranë
Më 16 Mars 2023, në Kalanë e Tiranës u zhvillua seanca e radhës e trajnimit, pas një sërë trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve në marketing me gra sipërmarrëse në Bashkinë e Tiranës. Ky trajnim i veçantë u fokusua në teknikat, strategjitë dhe komponentët e marketingut dhe u organizua si pjesë e projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit".
Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe zhvillohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, dhe synon të fuqizojë gratë sipërmarrëse në Tiranë dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në zinxhirin e vlerave të biznesit vendas.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë rreth strategjive, teknikave dhe komponentëve të marketingut, me fokus të veçantë se si të promovojnë në mënyrë efektive bizneset e tyre te klientët potencial. Gjithashtu, u prezantua koncepti i zinxhirit të vlerave të një biznesi nga perspektiva gjinore, duke theksuar rëndësinë e praktikave të përgjegjshme gjinore në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Sesione të ngjashme trajnimi do të organizohen në të ardhmen me grupe të tjera të grave sipërmarrëse në Tiranë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar fuqizimin ekonomik të grave dhe barazinë gjinore në rajon.
GADC
Research and Papers
