Activities
Strategjitë e marketingut për gratë sipërmarrëse të theksuara në trajnimin e biznesit gjithëpërfshirës gjinor në Tiranë
Më datë 10 Mars 2023, në Kalanë e Tiranës u zhvillua sesioni i dyte i trajnimit për gratë sipërmarrëse që operojnë në Bashkinë e Tiranës. Temat e mbuluara përfshinin teknikat dhe strategjitë e marketingut, me fokus të veçantë në analizën SWOT dhe promovimin e bizneseve bazuar në pikat e tyre të forta.
Ky trajnim ishte pjesë e një sërë trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve të organizuara nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim si pjesë e projektit “"Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit”, i cili mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit.
Gjatë sesionit u prezantua koncepti i zinxhirit të vlerave së një biznesi nga perspektiva gjinore dhe gratë sipërmarrëse diskutuan pikat e tyre të forta si dhe nevojën e tyre për trajnime dhe kualifikime.
Trajnime të ngjashme do të zhvillohen në të ardhmen edhe për grupe të tjera grash sipërmarrëse në Tiranë.
GADC
Research and Papers
