Thirrje për Ekspertë për projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit"

Qendra Aleanca Gjinore për zhvillim (GADC) po kërkon të angazhojë një grup prej 10-12 ekspertësh për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit".

GADC është një organizatë lider në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore e njohur për rolin e saj në prezantimin e çështjeve thelbësore në lidhje me të drejtat e grave dhe përfshirjen sociale, si dhuna me bazë gjinore dhe trafikimi i personave, fuqizimi ekonomik i grupeve vulnerabël dhe advokimi për legjislacionin kryesor dhe politikat, etj. GADC-ja fuqizohet edhe nga rrjeti i saj i madh i ekspertëve dhe trajnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Fushat kryesore të ekspertizës janë: Forcimi i kapaciteteve të OJF-ve dhe krijimi i nismave të reja; Avancimi i të drejtave të njeriut, anti-diskriminimit dhe barazisë gjinore; Sigurimi i angazhimit të gjerë qytetar në zhvillimin demokratik.

Projekti "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit", adreson barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave mes pasojave të COVID-19 dhe sfidave të ndryshimeve klimatike. Ky projekt mbështetet nga fondi Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit. Projekti do të zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, brenda territorit të Bashkisë së Tiranës dhe synon të fuqizojë gratë sipërmarrëse të ndryshme, të cilat janë përfituese të granteve të shpërndara nga bashkia gjatë 4 viteve të fundit. Gratë që bëjnë biznes brenda Bashkisë së Tiranës do të jenë gjithashtu përfitueset kryesore të projektit.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i të ardhurave të grave, zvogëlimi i pasigurive me të cilat përballen gratë brenda zinxhirit të vlerave të biznesit, fuqizimi i grave sipërmarrëse për të marrë role më aktive dhe për të analizuar nga perspektiva gjinore zinxhirin e vlerave në biznese.

Projekti do të shtrihet në Bashkinë e Tiranës, zonat rurale dhe urbane.     

Profili i Ekspertëve
Ekspertët duhet të demonstrojnë njohuri të mira të situatës së ekonomisë/biznesit në Shqipëri dhe parimeve të barazisë gjinore. Kandidatët duhet të jenë persona të orientuar drejt rezultateve, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera komunikimi, facilitimi dhe prezantimi.

Për t'u përzgjedhur për zhvillimin e Ndërhyrjeve të Zinxhirit të Vlerave me Ndjeshmëri Gjinore, eksperti/ja duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme të përzgjedhjes

Përvoja profesionale e kërkuar:

Ekspertë në Ekonomi:
- Së paku 3 vite përvojë pune në zhvillimin e analizave ekonomike
- Demonstron kompetencë profesionale dhe zotërim të tematikave
- Aftësi të mira komunikuese
- Shfaq aftësi analitike dhe aftësi në të shkruar
- Përvoja në analizimin ose kryerjen e një zinxhiri vlerash biznesi do të konsiderohet si përparësi
- Përvoja në projekte të financuara nga donatorë të ndryshëm dhe puna në mjedis ndërkombëtar do të konsiderohet si përparësi.
- Portofol njohurish inovative dhe historish suksesi.

Ekspertë Gjinorë:
- Së paku 3 vjet përvojë pune në zhvillimin e metodologjisë, hulumtimit dhe analizës mbi barazinë gjinore
- Demonstron kompetencë profesionale dhe zotërim të tematikave
- Aftësi të mira komunikuese
- Shfaq aftësi analitike dhe aftësi në të shkruar
- Përvoja në projekte të financuara nga donatorë të ndryshëm dhe puna në mjedis ndërkombëtar do të konsiderohet si përparësi.
- Përvoja në analizimin ose kryerjen e një zinxhiri vlerash me ndjeshmëri gjinore të biznesit do të konsiderohet si avantazh.
- Portofol njohurish inovative dhe historish suksesi.

Aftësitë gjuhësore:
Njohuri të shkëlqyera të dëshmuara të gjuhës angleze (në nivel i punës), sepse trajnimi i trajnerëve që do të ndjekin do të jetë në gjuhën angleze. Gjithashtu, analiza që do të prodhojnë ekspertët e përzgjedhur do të jetë në gjuhën angleze si draft i parë.

Afatet Kohore:
Ekspertët do të angazhohen për një numër të caktuar ditësh pune në varësi të detyrave gjatë periudhës 1 Mars 2023 – 30 Shtator 2023

Përshkrimi i detyrave:
- Pjesëmarrje në trajnimin e trajnerëve për zinxhirin e vlerave të biznesit me ndjeshmëri gjinore, më 2 dhe 3 Mars 2023 I cili do të drejtohet nga trajnerë ndërkombëtarë. Pjesëmarrje në takimin vijues më 7 Mars 2023, ku do të caktohen detyrat dhe përgjegjësitë.
- Angazhimi  në përgatitjen e të paktën një analize gjinore të zinxhirit të vlerave së biznesit të një sektori të përzgjedhur ku gratë bëjnë biznes brenda Bashkisë së Tiranës.
- Realizimi i 4 – 6 seancave trajnimi (si trajnerë në bashkëpunim me një trajner tjetër) për ngritjen e kapaciteteve të analizës së zinxhirit të vlerave të biznesit me ndjeshmëri gjinore të grave sipërmarrëse që operojnë në Tiranë.
- Ndjekja e takimeve me gratë në biznes që do të jenë pjesë e trajnimeve.
- Vlerësimi dhe analizimi i situatatës dhe kapaciteteve të biznesit të grave.
- Përgatitja e materialeve të trajnimit, në bashkëpunim të ngushtë me stafin dhe ekspertët e GADC.
- Udhëzimi dhe sigurimi për cilësinë më të lartë të monitorimit, vlerësimit, raportimit dhe komunikimit.
- Prodhimi i raporteve dhe analizës në lidhje me metodologjinë dhe trajnimet e kryera.

Aplikimi dhe afatet
Aplikimi duhet dërguar në gjuhën angleze në adresën: [email protected] me dokumentat e mëposhtme:
1. Letër motivuese
2. CV e ekspertit me minimum 2 referenca të rëndësishme për detyrën (vetëm emrat dhe emailet e referuesit)
3. Çdo publikim i përgatitur nga eksperti dhe që ka lidhje me kërkesat

Afati i fundit për aplikim është 23 shkurt 2023 në orën 17:00.


 

 

   

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list