Elbasan_Tryeza e diskutimit “Të përmirësojmë kushtet e punës në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri”

9.12.2022

Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" me mbeshtetjen e Solidarity Center ka organizuar ne date 9.12.2022 Tryezen e diskutimit me temë “Të përmirësojmë kushtet e punës në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri”

Në këtë tryeze moren pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore: Znj. Marsida Hyseni nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Drejtoria Rajonale Elbasan; Z. Enver Shkurti - Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Elbasan; Z.Egliver Laloshi, Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale Elbasan; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Z. Robert Gajda, përfaqësues të Solidarity Centre Z. Steven McCloud; Z. Edvin Prence nga Pro Eksport Albania si edhe përfaqësues të biznesit të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Elbasan. 

Disa prej çështjeve të diskutuara: 

  • Situata e punësimit në fabrikat e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve (sa janë të punësuar në total, sa gra, sa po preket indrustria nga mungesa e fuqisë punëtore, si është gjendja tani pas pandemisë, etj).
  • Kushtet e punës në fabrikat e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve.
  • Funksionimi i Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
  • Ceshtje te lidhura me Konventen C-190 kunder dhunes dhe ngacimimit ne vendin e punes.
  • Inspektimet që kryhen në këtë sektor; Ndërmarrjet prodhuese që punojnë në informalitet: kushtet e vështira për punëtorët dhe puna në të zezë (sa evidentohen këto raste, si e prishin konkurencën e ndershme me ndërmarrjet e rregullta).
  • Masat që po merren për të përmirësuar situatën në këtë industri.
  • Si ka ndikuar projekti i qeverisë për të kaluar prodhimin në cikël të mbyllur, si po reflektohet kjo te punësimi, pagat dhe kushtet e punës.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list