Activities
Shkolla Dimërore "Siguria dhe Shëndeti në Punë në Fabrikat e Tekstileve dhe Kepuceve
Eshte mbajtur ne datat 18 - 19 nentor 2022 Shkolla e Parë Dimërore "Siguria dhe Shëndeti në Punë në Fabrikat e Tekstileve dhe Kepuceve" e cila u organizua ne Durres me perfaqesues te Keshillave te Sigurise dhe Shendetit ne Pune nga Fabrikat e prodhimit te veshjeve dhe kepuceve.
Gjate dites se pare pjesemarresit paten mundesine e marrjes se informacionit te thelluar mbi Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë; Funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë; Planin e Veprimit dhe Vlerësimin e Rrezikut; Informacion mbi Mjekun e kompanisë dhe rolin e tij në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Gjithashtu ne lidhje online me Organizaten Qendra për Politikat e Emancipimit ne Serbi, pjesemarresit u njohen me Funksionimin e Keshillave te SSHP në Ballkanin Perëndimor dhe me Përvojen e Clean Clothes Campaign.
Ne diten e dyte pjesemarresit u njohen edhe me Konventen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës - ILO C190 Konventa për dhunën dhe ngacmimin; Orientimin praktik nga Inspektoriati i Punes mbi funksionimin e KSSHP si edhe Bashkëpunimin e KSSHP me punëtorët dhe punëdhënësit. Përfitimet që sjell bashkëpunimi periodik për kompaninë dhe punonjësit. Falenderojme pjesemarresit per angazhimin e tyre te plote pergjate ketyre dy diteve, si edhe trajneret, ekspertet si edhe perfaqesuesit e Inspektoriat te Punes; Solidarity Centre dhe Shoqaten kombëtare te Fasonisteve/Prodhuesve te veshjeve dhe këpucëve Pro Eksport.
GADC
Research and Papers
