Deklaratë e CCC-së mbi pezullimin e paprecedent të të drejtave të punëtorëve në Ukrainë

24.10.2022 https://cleanclothes.org/file-repository/2022-10-19-ccc-statement-on-labour-rights-restrictions-ukraine-rev_1.pdf/view

Clean Clothes Campaign ka deklaruar solidaritetin e saj me punëtoret e industrisë së veshjeve dhe me të gjithë punëtorët në Ukrainë gjatë pushtimit rus. Ne dënojmë pushtimin e Ukrainës nga forcat ruse, ashtu si çdo akt agresioni, pushtimi dhe lufte. Ne mbështesim çdo iniciativë serioze dhe të mirëfilltë diplomatike dhe politike, institucionale që synon tërheqjen e trupave ruse nga territoret e pushtuara dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit, i cili tashmë po sjell një impakt serioz mbi klasën punëtore dhe popullsitë civile në Evropë dhe më gjerë.

Ne protestojmë kundër pezullimit të mbrojtjes së punonjësve dhe të drejtave sindikaliste që prekin veçanërisht fabrikat e veshjeve si ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Në kushtet e krizës së ashpër ekonomike dhe sociale, ligjet e reja minojnë të drejtat themelore të punës.

Clean Clothes Campaign ka deklaruar solidaritetin e saj me punëtoret e veshjeve dhe të gjithë punëtorët në Ukrainë gjatë pushtimit rus https://cleanclothes.org/news/2022/statement-of-solidarity-with-garment-workers-in-ukraine 

Në vitin 2020, një hulumtim nga Clean Clothes Campaign zbuloi se afërsisht 200,000 punëtore ukrainas të fabrikave të veshjeve fitojnë një të pestën e kostove bazë të jetesës (një pagë bazë jetese), shpesh as pagën minimale mujore neto prej 126 EUR (2019). Shumë nga këta punëtorë frikësohen dhe poshtërohen, detyrohen të punojnë jashtë orarit, ju bie të fikët në verë dhe ngrijnë nga i ftohti në dimër - për të përmendur vetëm disa nga shkeljet më të rëndomta të të drejtave.

(https://cleanclothes.org/file-repository/livingwage-europe-country-profiles-ukraine/view; https://cleanclothes.org/file-repository/exploitation-made.pdf/view chapter 4) Shifra të sakta mbi numrin e punëtoreve në fabrikat e veshjeve nuk ishin të disponueshme për shkak të numrit të lartë të punëtoreve informalë në këtë sektor - 60 deri në 70% e punëtoreve të fasonerive punojnë në mënyrë informale – deri në 2020-ën. Kjo situatë është përkeqësuar gjatë pandemisë, pasi nuk u janë paguar rrogat dhe sigurimet shoqërore; shumë punëtore janë detyruar të bëjnë pushim të papaguar ose janë hequr nga puna.

Në pranverën e vitit 2022, CCC bëri kërkime jozyrtare mbi firmat që prodhojnë në Ukrainë, shumica e të cilave deklaruan se prodhimi vazhdonte ende dhe fabrikat funksiononin. Industria e veshjeve është e përqendruar në pjesën perëndimore të vendit dhe për këtë arsye është më pak e prekur nga konfliktet e drejtpërdrejta. Clean Clothes Campaign u ka kërkuar firmave që të ushtrojnë kujdesin e duhur dhe përgjegjshmëri të shtuar në mënyrë që të vazhdojë zbatimi i të drejtave të njeriut në punë.

Veçanërisht gjatë luftës dhe krizës së mëpasshme ekonomike dhe sociale në Ukrainë, punëtorët kanë nevojë për mbrojtje.

Në vitin 2020, sindikatat dhe shoqëria civile ukrainase kundërshtuan me sukses përpjekjet për të dobësuar të drejtat e punëtorëve dhe marrëveshjet kolektive. Megjithatë, në vitin 2021 u propozua sërish një projektligj. Duke përdorur pretekstin e shtetrrethimit pas pushtimit rus, qeveria miratoi ligje të reja të cilat sërish synojnë të minojnë lirinë e asociimit dhe të drejtat e punëtorëve. Këto ligje u kundërshtuan nga sindikatat dhe OJQ-të që mbështesin të drejtat e punëtorëve në Ukrainë dhe në arenën ndërkombëtare nga ILO, ITUC dhe Unione të tjera Globale.

Këto ligje parashikojnë liberalizimin ekstrem të marrëdhënieve të punës, veçanërisht në kompanitë e vogla dhe të mesme me më pak se 250 punonjës (NVM). Shumica dërrmuese e fabrikave të veshjeve janë NVM.

Ligjet e reja i privojnë punëtorët nga mundësia e mbrojtjes ligjore dhe mbrojtjes nga sindikatat për abuzimet në punë. Ato do të rrisin në mënyrë dramatike varësinë e punëtorëve nga punëdhënësit e tyre dhe përfshijnë dispozitat kyçe të mëposhtme.

Ligji 2136 i miratuar më 15.03.2022 përfshin dispozitat e mëposhtme:

  • mundësinë për ta zgjatur kohën standarde të punës në javë nga 40 në 60 orë;
  • heqjen e pengesave dhe benefiteve ekstra për punën gjatë pushimeve zyrtare, fundjavave dhe lejes vjetore;
  • mosndalimin e të punuarit të grave në punë të mundimshme fizike;
  • heqjen e detyrimit për kontrata pune me shkrim;
  • fleksibilitet të tepruar për sa i përket punësimit për një afat kohor të caktuar dhe periudhave të provës;
  • mundësinë për t’i transferuar punëtorët në punë të tjera dhe për të ndryshuar kushtet e kontratës së punës pa pëlqimin e punëtorit, për ta pezulluar ose përfunduar të gjithë kontratën e punësimit edhe gjatë lejes shëndetësore apo pushimeve.

 

Ligji 2421 i miratuar më 18.07.2022 përfshin dispozitat e mëposhtme:

  • mundësinë që punëdhënësit të lidhin kontrata pa numër minimal orësh pune duke krijuar kështu një rezervë të fleksibilizuar në dispozicion të tyre në çfarëdo dispozitash kontraktuale, të cilat punëtorët kanë shumë gjasa t’i pranojnë nga nevoja e dëshpëruar për të ardhura.

 

Ligji 2434 i miratuar më 19.07.2022 përfshin dispozitat e mëposhtme:

  • heqje nga puna në NVM pa ofruar arsye ligjore, por me një kompensim shumë të vogël për ata që humbasin punën;
  • zgjerimin e mundësisë së punëdhënësve për të hequr nga puna punëtorët.

Shtetrrethimi ka ndaluar grevat dhe protestat e punëtorëve dhe kështu po kufizon ndjeshëm të drejtat e organizatave të punëtorëve për t'i rezistuar imponimit dhe ndikimeve negative të këtyre ligjeve të reja. Në të vërtetë, këto ligje janë përdorur për t'u hakmarrë ndaj sindikalistëve të cilëve, për shembull, u janë konfiskuar pronat e sindikatës. Këto ligje minojnë të drejtat e punonjësve në Ukrainë.

Prandaj, i nxisim firmat që

  • të sigurohen që të mos mbështesin apo nxisin një dobësim të mbrojtjes së punëtorëve, në kundërshtim me standarded e ILO; duke përfshirë propozimet për të shtuar orët e punës dhe reduktuar të drejtat e punëtorëve;
  • të sigurohen që të mbahen termat dhe kushtet ekzistuese që përputhen me standarded e ILO dhe me kodet e sjelljes të firmave, përfshirë kushtet e kontratave dhe standardet e punës, dhe që kushtet mbrojtëse të punës (duke përfshirë numrin maksimal të orëve të punës) të mos reduktohen pavarësisht nga reduktimi i të drejtave të punëtorëve në Ukrainë.
  • të sigurohen që punëtorët e përfshirë në protesta paqësore apo aktivitete të lirisë së asociimit të mbrohen kundër arrestimeve arbitrare nën ligjin e shtetrrethimit.
  • të sigurohen që pagat të reflektojnë rritjen e kostove të jetesës, veçanërisht të ushqimit dhe strehimit.
  • të angazhohen për prodhim të qëndrueshëm dhe marrëdhënie afatgjata me furnitorët ukrainas në mënyrë që të reduktohet impakti i praktikave të blerjes afatshkurtër

 

Informacion i mëtejshëm:

Deklarata e ITUC:

https://www.ituc-csi.org/parliament-turns-against-Ukrainian-workers?lang=en

Fushata LabourStart:

https://www.labourstartcampaigns.net/show_campaign.cgi?c=5149a

Deklarata e Education International:

https://www.ei-ie.org/en/item/26761:ukraine-trade-unions-strongly-oppose-new-law-that-undermines-labour-rights-collective-bargaining-and-democracy

Deklarata e LËVIZJES SHOQËRORE:

https://rev.org.ua/statement-on-temporary-ban-of-some-ukrainian-parties/

https://www.opendemocracy.net/en/odr/ukraine-suspends-labour-law-war-russia/

https://www.opendemocracy.net/en/odr/ukraine-draft-law-5371-workers-rights-war-russia/

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list