Activities
Durres_Trajnim me anëtarë të Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në Sektorin Fason
28.9.2022 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në kuadër të projektit “Sigurimi i kushteve të mira të punës për gratë punëtore në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri” mbështetur nga Olof Palme International Centre, po organizon ne disa qytete te vendit trajnime me anetaret e Keshillave te Sigurise dhe Shendetit ne Pune prane fabrikave fason.
Ketu jemi ne Durres me anetaret e KSSHP te fasonerise "Ambra" e cila numeron me shume se 400 punetore. Gjate takimit diskutuam me anetaret: • Bazën ligjore • Pse janë të nevojshëm KSSHP • Përfitimet e Kompanisë në ngritjen e këtyre këshillave • Çfarë trajtojnë KSHSHP etj. Gjithashtu shqyrtuam dokumentin e vleresimit te riskut dhe se bashku me anetaret perpiluam Planin e Keshillit te Sigurise dhe Shendetit ne Pune, me masa te pergjithshme dhe masa te vecanta sipas profilit.
Trajnime te njejta po mbahen edhe ne Shijak; Vlore; Elbasan; Shengjin; Lezhe; Shkoder dhe Tirane.
GADC
Research and Papers
