Advokacia mjedisore dhe roli i grave si aktore kyç për ndryshimin - Vlorë, Pukë, Kamëz

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” gjate muajit korrik ka realizuar një seri trajnimesh për rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e rëndësishëm që mund të luajnë gratë në inkurajimin e veprimeve në lidhje me mjedisin.

Gjate ketij muaji ishim në Vlorë, Pukë dhe Kamëz në takime mjaft pozitive dhe interaktive ku diskutuam me gratë dhe vajzat pjesëmarrëse se si lidhen cçështjet gjinore me mjedisin apo edhe advokacia mjedisore.

Ky trajnim u mbajt në kuadër të Projektit “Krijimi i Aleancave Feministe Lokale dhe Mjedisore”, i zbatuar nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.Projekti mbështetet nga “Reactor - Research in Action” dhe partnerët e tyre përmes Aksionit "Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE".

Ky Aksion financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi e vetme e GADC dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.


#NdjeshmëriGjinoreQasjenëBE, #PromovimiiBarazisëGjinore #bepërbarazinëgjinore #gendersensitiveeuaccession

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list