Activities
Trajnim me gratë biznesmene në Korçë
29.7.2022 Kemi përmbyllur trajnimet e korrikut nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” në disa qytete të vendit për t’ju ardhur në ndihmë grave dhe vajzave që drejtojnë bizneset e tyre. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është edukimi i grave në biznes në aspektin financiar për të patur sukses dhe për një biznes të qëndrueshëm.
Sot ishim në Korçë me drejtuese të disa bizneseve në këtë qytet me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave të cilat e panë me shumë interes ftesën tonë dhe u bënë pjesë e këtij trajnimi. Ndër të tjera u trajtua, rëndësia e edukimit financiar; elementët bazë të financave dhe rëndësia e planifikimit të tyre; elementët e sistemit tatimor në Shqipëri etj.
Ekspertët e GADC kanë përgatitur një manual të detajuar i cili do të përdoret si udhërrëfyes për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat drejtojnë dhe punojnë me bizneset e tyre.
Këto trajnime realizohen në kuadër të projektit “Ajo Drejton” nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta.
#SheLeads #AjoDrejton #AlbanianWomen
GADC
Research and Papers
