Deklarata e Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor mbi Ditën e Higjenës Menstruale

28 Maji është Dita e Higjenës Menstruale. Rëndësia e kësaj date qëndron në faktin se mesatarja e një cikli menstrual është 28 ditë dhe gratë mesatarisht 5 ditë në muaj janë me menstruacione.

Cikli menstrual është një proces natyral në të cilin endometriumi nxirret nga mitra nëse nuk ka ndodhur fekondimi dhe produktet menstruale janë thelbësore për të gjitha gratë dhe vajzat me menstruacione. Edhe sot e kësaj dite, menstruacionet janë ende të stigmatizuara, nënkuptohen me turp dhe shpesh rekomandohen të mbahen të fshehta.

Sistemet e menaxhimit të financave publike përfshijnë mjete shumë të rëndësishme që përdoren për hartimin e politikave për të administruar përdorimin e fondeve publike në të gjithë sektorët. Në shumë raste këto politika mund të jenë transformuese apo negative në lidhje me aspektin gjinor; kështu, ata duhet të informohen nga një analizë gjinore, duke marrë parasysh se të gjithë burrat, gratë, djemtë dhe vajzat kanë nevoja dhe prioritete të ndryshme. Një politikë e rëndësishme e menaxhimit të financave publike është taksimi.

Taksimi i produkteve menstruale, njësoj si mallrat e tjera luksoze, tregon mungesë të mirëkuptimit për nevojat themelore të grave në shoqëritë tona dhe mungesën e përgjigjes së përshtatshme ndaj këtyre nevojave. Kjo është një politikë negative gjinore dhe krijon boshllëqe më të mëdha financiare midis grave dhe burrave, kontribuon drejtpërdrejt në varfërinë menstruale dhe kufizon aksesin në produktet e higjenës menstruale për një numër të konsiderueshëm grash.

Prandaj, Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor (RrMBGj) në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë, dëshiron të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për Shëndetin Menstrual dhe Higjenën dhe Menaxhimin e Higjenës Menstruale dhe, me qëllim që të ndihmojë në parandalimin e varfërisë menstruale dhe rritjen e aksesit në produktet e higjenës menstruale ne kërkojmë uljen ose heqjen e taksimit të produkteve menstruale.

Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në secilin prej vendeve të RrMBGJ është si vijon:

  • Shqipëria – 20%
  • Bosnja dhe Hercegovina – 17%
  • Kosova – 20%
  • Moldavia – 20% 
  • Mali i Zi  – 21%
  • Maqedonia e Veriut – 18%
  • Serbia – 20%

Me përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje të veçantë, si dhe me avokimin tonë drejt ndryshimeve të politikave, ne në RrMBGj qëndrojmë në solidaritet me të gjitha gratë që përballen me stigmën sociale dhe mungesën e aksesit në produktet e higjenës menstruale dhe deklarojmë se do të fokusojmë punën tonë mbi destigmatizimin dhe aksesin e barabartë në menaxhimin e higjenës menstruale për të gjithë!

Cikli Menstrual nuk është tabu! Produktet e higjenës menstruale janë produkte thelbësore për gratë! Hiqni TVSH-në për produktet e higjenës menstruale tani!

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list