Activities
Sëmundjet profesionale dhe siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstilit në Shqipëri
6.4.2022 Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" (GADC) në bashkëpunim me organizatën "Glasen Tekstilec", nga Maqedonia e Veriut, organizoi Tryezen Rajonale te diskutimit: "Sëmundjet profesionale dhe siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstilit në Shqipëri"
Ne kete aktivitet moren pjese perfaqesues te organizatave te shoqerise civile nga Maqedonia dhe Shqiperia, perfaqesues te istitucioneve dhe sindikatave. Znj. Kristina Ampeva, Glasen Tekstilec, Maqedonia e Veriut; Znj. Luljeta Krasta, Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Z. Gazmend Nelaj, Inspektorati i Shëndetësisë; Znj. Eda Beqiri, Përfaqësuese e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale; Z. Gentian Muça, Ekspert i menaxhimit të sistemeve të shëndetit dhe sigurisë; Z. Edvin Prençe, përfaqësues i Pro Export Albania; Z. Kol Nikolla, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Ne lidhje online ky aktivitet u pershendet nga z. Johan Schmid, Manaxher rajonal për Ballkanin Perëndimor, Olof Palme International Centre.
Gjate aktiviteti ne lidhje direkte nga Maqedonia e Veriut moren pjese z. Goran Popovski, Përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror për Punë dhe Shërbime Sociale dhe z. Milan Petkovski, ekspert për siguri dhe shëndet në punë.
Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" per Shqiperine dhe Glasen Tekstilec per Maqedonine e Veriut kane pergatitur dy raporte studimore ne lidhje me Shëndetin dhe Sigurine në Punë në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve, dhe gjetjet kryesore te dy raporteve u prezantuan gjate tryezes se diskutimit.
Disa prej çështjeve që u diskutuan ne kete aktivitet:
- Siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve.
- Roli i mjekut në fabrikat e tekstileve dhe të këpucëve.
- Sëmundjet e përgjithshme dhe sëmundjet profesionale.
- Inspektime të kryera në sektorin fason lidhur me mjekun dhe rolin e tij.
- Çështje shqetësuese shëndetësore të punonjëseve në fabrikat e tekstilit dhe këpucëve.
- Propozime për ndryshime ligjore.
Per te lexuar raportin e plote ne gjuhen shqipe per Shqiperine ju lutemi te klikoni ketu
To read the full report in English for Albania please click here
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit rajonal "Sëmundjet profesionale dhe siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstilit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut", i cili zbatohet me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes organizatës Suedeze “The Olof Palme International Center”.
GADC
Research and Papers
