Takimi i parë i Rrjetit të RrMBGj

Takimi i parë i rrjetit Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetimit Gjinor u mbajt në datat 24-26 gusht 2021 në Zabljak (Mali i Zi). Në takim morën pjesë përfaqësues të të gjitha organizatave që përbëjnë konsorciumin, dhe u organizua transmetimi online për ata anëtarë të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë. Takimi parashtroi aktivitetet që do të zbatohen në periudhën e ardhshme dhe partnerët ranë dakord për një plan të ri pune i cili përfshin përgatitjen e tre analizave të reja, advokimin për ndryshimet e politikave, debatet publike në parlamentet kombëtare të vendeve zbatuese, një vizitë të dytë studimore etj.

Për më tepër, u përcaktua edhe teksti i tre dokumenteve strategjikë që do të ndihmojnë në zgjerimin e rrjetit, dukshmërinë e tij, si dhe mënyrën se si do të punojë ai dhe si do të marren vendimet në momentin kur anëtarët e rinj të fillojnë t’i bashkohen.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list